Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie, pasi më 3 mars ka përplasur me makinë një shtetas dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit.
Si pasojë e aksidentit, AMP njofton se i lënduari është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Puonjësi i policisë me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprat penale “Mosdhënia ndihmë” , “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Si pasojë e aksidentit shtetasi D. GJ., është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë”, njofton policia.