Përplasi një person me makinë dhe u largua, arrestohet punonjësi i Policisë (Emri)

1 Min Read

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e policisë me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprat penale “Mosdhënia ndihmë” , “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Punonjësi i policisë, Jurgen Rushitaj, më 3 mars ka përplasur me makinë një shtetas dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit.

Si pasojë e aksidentit, AMP njofton se i lënduari është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i AMP:

Si pasojë e aksidentit shtetasi D. GJ., është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse.

Share This Article
Leave a Comment