Operacion në Barcelonë për grupe shqiptare të drogës, disa të arrestuar

1 Min Read

Policia e Spanjës ka realizuar një operacion të gjerë në Katalonjë kundër trafikut të marijuanës, duke synuar shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptar.

Bastisjet u kryen në disa qytete, përfshirë Barcelonën dhe Artés, ku u arrestuan pesë individë dhe u sekuestrua drogë. Hetimi, i drejtuar nga Njësia Hetimore e Komisariatit të Anoia, ka lidhur disa vendndodhje dhe ka shënjestruar organizata kriminale të përfshira në këtë aktivitet.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht operacionin dhe sekuestrimin e materialeve.

Share This Article
Leave a Comment