Demi Moore festoi sezonin e saj të suksesshëm të çmimeve, pavarësisht se nuk fitoi çmimin si aktorja më e mirë në Oscar 2025.
“Jam shumë e mbingarkuar me mirënjohje për këtë udhëtim”, shkroi Moore në Instagram të hënën. “Ka qenë udhëtimi i një jete dhe ne sapo kemi filluar! Shumë mirënjohëse për ekipin tim, kolegët e mi të nominuar dhe të gjithë ata që e kanë bërë këtë përvojë plot gëzim dhe dritë.”
Aktorja e “Substance” falënderoi gjithashtu “kastet, ekipin dhe fansat” e filmit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
“Ka qenë një nder i madh të punoj përkrah jush, të mësoj nga ju dhe të festoj këtë film me ju”, shtoi ajo.
Demi, e mbylli mesazhin me një thirrje për aktoren e “Anora”, Mikey Madison, e cila e mundi atë për çmimin për aktoren më të mirë.
“Dhe një urime për #MikeyMadison – mezi pres të shoh se çfarë do të bësh më pas.”
Moore shënoi fitore për aktoren më të mirë në Golden Globes dhe SAG Awards – duke e bërë atë kryesuese në shfaqjen e madhe të së dielës mbrëma.
Page Six raportoi të hënën se Moore, e cila ishte “me të vërtetëe mbushur me shpresa, mbeti “zemërthyer” pasi emri i saj nuk u thirr.
“Demi po e merr shumë rëndë këtë humbje, sepse ajo ndjeu sikur më në fund ishte shansi i saj për të marrë një çmim Academy Award”, tha një burim i brendshëm.
Ndërsa ajo është “e emocionuar për Mikey” dhe të nominuarit e tjerë, ishte ende “një zhgënjim i madh që nuk dëgjoj të thirrej emri i saj”.
Dy aktoret u nominuan së bashku me aktoren e “I’m Still Here” Fernanda Torres, aktoren e “Emilia Pérez” Karla Sofía Gascón dhe të “Wicked” Cynthia Erivo.