Mjaft është mjaft

1 Min Read

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) Agron Duka ritheksoi sonte në studion e “Opinion” se nuk do kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ai deklaroi se “ka ardhur koha t’u hapet rruga të rinjve”.

“Mjaft është mjaft! Kam rreth 20 e ca vjet, moshën e kam moshë pensioni”, shtoi Duka.

Do e mbaj këtë parti, nëse do kem rezultate pozitive në zgjedhjet”, u shpreh ai, duke theksuar se “politika për të është adrenalinë”.

Nisur nga kjo, tha se po të kthehej në retrospektivë, do vepronte po njësoj.

Share This Article
Leave a Comment