Kërkoi revokim të masës së sigurisë, Gjykata rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

1 Min Read

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin duke rrëzuar kërkesën e bërë nga Jamarbër Malltezi për lirim nga masa “arrest në shtëpi”, duke e lënë në fuqi këtë masë.

Avokatët e Malltezit kërkuan shfuqizim të masës, duke pretenduar së masa ndaj klientit të tyre bie ndesh me prezumimin e pafajësisë.

Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen “Partizani”.

Ai u la në këtë masë sigurie me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu.

Share This Article
Leave a Comment