‘I ka krijuar lehtësira’/ Denoncon Berisha, ja cili është ministri i cili ka vizituar në qeli Erion Veliajn

1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një denoncim publik në rrjetet sociale, ku pretendon se Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka zhvilluar një takim sekret në burg me Erion Veliajn.

Sipas Berishës, denoncimi vjen nga një punonjës i burgut të Durrësit, ku Veliaj po mbahet i izoluar prej dy javësh. Në mesazhin e publikuar, thuhet se Manja i ka krijuar kryebashkiakut të pezulluar të gjitha lehtësirat, përfshirë përdorimin e telefonit dhe takime me administratën e Bashkisë.

“Uluziu takim sekret në burg me Lali Vjedhësin! Ka urdhëruar t’i lejohet telefoni, të mos i ndalohen takimet,” shkruan Berisha në postimin e tij, duke publikuar edhe mesazhin e qytetarit dixhital.

Punonjësi anonim pretendon se Veliaj komunikon vazhdimisht me avokatët e tij dhe mediat pranë inceneratorëve.

Ndërkohë, nga Ministria e Drejtësisë nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me këtë denoncim.

Share This Article
Leave a Comment