G Bani reagon pas daljes nga BBVA

2 Min Read

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4, G Bani ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe sqaroi situatën s djeshme.

Teksa ishte në reality show, ai mori një lajm lidhur me shëndetin e të atit. Fillimisht, artisti dyshoi në vërtetësinë e lajmit, por pas daljes e kuptoi se gjithçka ishte reale.

Përmes mesazhit, G Bani theksoi se nuk do të publikojë foto apo momente të vështira për të “bindur” të tjerët, duke i lënë pas komentet dhe dyshimet.

“U falemnderit të gjithëve për fjalët e mira dhe përkrahjen. Jo, nuk asht rren’. Jam fut vetëm në BBVA4 jo me Babin, kshtu që nuk do postoj foto të tij në moment të vështirë për të bindur për të ngopur gezimin e hijenave e të korbave.

Nuk më asht besu deri sa kam fol me familjen. E besojnë apo jo disa lojtarë e shumë  komentues, edhe unë kam familje. Nuk kam dal nga ferra.

Të gjitha epitetet, kërcënimet dhe sharjet ua boj hallall të gjithëve. Të gjitha sa kanë ndodh aty, unë do i lej aty. Jetë të mbarë të gjithë banorëve, u rujt Zoti!, është shprehur ai në Instastory.

Screenshot

 

Share This Article
Leave a Comment