Feyenoord-Inter/ Asllani nis aksionin, Turam gjen golin e avantazhit për italianët (VIDEO) |

1 Min Read

Një kros nga Barella në minutën e 37-të zhbllokoi ndeshjen Feyenoord-Inter!

Sulmuesi Thuram shënoi me lehtësi në gjysmë-kërcim, duke gjetur rrjetën dhe duke i dhënë avantazhin 0-1 skuadrës zikaltër. Aksioni i golit nisi nga Kristian Asllani i cili luan si titullar mbrëmjen e sotme.

Menjëherë pas golit të Thuram, Lautaro Martinez provoi nga distanca një gjuajtje të befasishme, por portieri i skuadrës pritëse e ndali topin pranë shtyllës së dytë.

 

Share This Article
Leave a Comment