TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni i krijuar nga PD, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është sipas tij premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste.
Berisha shprehet se ky koalicion sipas tij do të jetë një realitet i mrekullueshëm i për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, dhe kushti kryesor është që asnjë shqiptar të mos njohë më varfërinë ekstreme.
Berisha: Koalicioni i krijuar i PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste. Është premtimi më real, më madhështor që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.
Unë e kuptoj se njerëz të lodhur, njerëz të rraskapitur nga skamja, të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës, mendoj se Shqipëria madhështore është Shqipëria e largët. Unë jam sot para jush për të garantuar se Shqipëria madhështore do të jetë më afër se kurrë dhe do të jetë një realitet i mrekullueshëm për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë. Shqipëria madhështore ka si kusht të gjitha kushteve, që asnjë shqiptar i vetëm, të mos njohë më varfërinë ekstreme.