Aksident në GjirokastërKakavijë, makina përplas motorin, plagoset 1 person

1 Min Read

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure rreth orës 20:35, në aksin rrugor “GjirokastërKakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi.

Automjeti me drejtues shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. V., 63 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë, për pasojë është lënduar drejtuesi i motorit.

Sipas infromacionëeve të ardhura nga policia 63vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu policia njofton se drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

The post Aksident në GjirokastërKakavijë, makina përplas motorin, plagoset 1 person appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment