Vrasja e 24vjeçares/ Palestinezët që erdhën në Shqipëri janë babë e bijë

1 Min Read

Kjo është përgjigjia që ka marrë Policia e Tiranës nga Interpoli që konfirmojnë lidhjen familjare mes të ndjerës dhe autorit të dyshuar që është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekspertiza për vdekjen e vajzës nga Palestina ende nuk ka përfunduar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. E reja kishte plagë të shkaktuara nga goditjet me mjet prerës.

Policia kishte dyshime se dy palestinezët kishin përdorur dokumente false por deri më tani nuk ka rezultuar një gjë e tillë.

Palestinezët mbërritën në vendin tonë më 19 Shkurt përmes aeroportit të Rinasit nga Gjermania. Ata paraqitën dokumente greke në doganën shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment