Trump ironizon Trudeau pas shpalljes së tarifave hakmarrëse: Dikush t’i shpjegojë Guvernatorit të Kanadasë që… 

1 Min Read

Presidenti, Donald Trump nuk ka vonuar për t’iu përgjigjur konferencës së kryeministrit kanadez Justin Trudeau, duke ironizuar vendimin e Kanadasë për tu përgjigjur me tarifa. 

“Ju lutemi shpjegojani “Guvernatorit” Trudeau, të Kanadasë, se kur ai vendos një tarifë hakmarrëse për SHBAnë, tarifa jonë reciproke do të rritet menjëherë me një shumë identike!”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”. 

Titulli “Guvernator” është përdorur nga presidenti amerikan që nga marrja e detyrës pasi ai ka përsëritur disa herë që dëshiron që Kanadaja të bëhet shteti i 51të i SHBAsë, diçka që Trudeau e refuzoi ashpër në konferencën e tij për shtyp. 

Share This Article
Leave a Comment