Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje denoncoi të atin Skënder Kurti për abuzim seksual me të, ndërsa jetonin të dy në Itali, në pritje për ardhjen e nënës dhe vëllait.
Djali i familjes, tani 19 vjeç thotë se e ka parë të atin vetëm 3 herë. Edhe në ato raste, Skënderi ishte i dhunshëm.
“Stop” ndalet në vitin 2015 ku vajza denoncoi babain e saj pranë autoriteteve italiane për dhunë psikologjike dhe seksuale.
“Unë kam ardhur në Itali në vitin 2013 dhe në vitin 2015 kam bërë denoncimin për, ai që ka qenë im atë. Është person që nuk ia vlen fjala babë, ose at, askurgjë. Ai ka qenë një person shumë i dhunshëm. Ai dhe miqtë e tij e kishte traditë, o ku dreqin ta di unë, e puthte gocën në buzë, ai e ka bërë këtë gjë tek unë. Kjo ka qenë dhe një prej arsyeve që unë e kam denoncuar dhe më vonë të iki. Buzët e buta, të forta…janë ca gjëra që as unë nuk kam qejf t’i kujtoj. Sepse sot e kësaj dite jam nënë vetë dhe nuk dua të kujtoj këtë pjesë të jetës, që jam munduar ta fshi”, tha vajza.
Pas dënimit, Skënderi u deportua në Shqipëri, ku filloi përndjekjen dhe dhunën ndaj familjarëve.
“Edhe ditën e takimit mos kujto, deri në vdekje, është hera e fundit…. Jo më blloko, po bë ça të duash se do të bllokoj unë ty! Është hera e fundit, që po të them: unë, kur të takoj ty siç më ke godit unë do të godas. Në çdo lloj momenti të jetës time, vdekjen unë e du po jo vetëm, vetëm me ty! Këtë e di fort mirë, t’u plas si dinamit në bark, aq fort të du se prapë nuk e ndërro rrugën! Plaç ti megjithë ta, megjithë vëllain tat, megjithë nënën tate! Ditën që do vish afër meje do shofësh do ta tregoj unë, kush jam se do ta shkul zemrën, siç ma shkule! E poshtër! O mashtruese! Femër e qelbët, që ke filluar tu i fut gishtat në p*dh që 12 vjeçe..! Mendoje moj shk**dhatë*, moj b*çe, mendoje moj qelbësirë, se kam për ta gri mishin..!”, i ka shkruar ai vajzës së tij.
Në vitin 2024 djali i Skënderit, Xhemal Kurti shkon te gjyshja nga babai, ku sulmohet nga i ati dhe detyrohet t’i gjuajë me një tullë për t’u mbrojtur. Për këtë arsye, i riu u la në qeli për 3 muaj dhe gjykata e dënoi me 1.5 vjet burg.
I endur një vit në Shqipëri mes katër rrugëve i riu thotë se me ndihmën e një shoku nisi punë, por i ati vazhdon ta përndjekë edhe atje.
“Kam një vit rrugëve, nuk di ku të jetoj dhe çfarë të bëj. Kam ndenjur 7 muaj mbyllur brenda në shtëpi, pas 7 muajve kontaktoj me një shok që sot jeton në Angli. I thashë që nuk kam mënyrë jetese dhe të lutem fol pak me babain tënd që të më marrë pak në punë. Kam një muaj që kam filluar punë me siguracione e me të gjitha. Por, as në punë nuk më lë të qetë, madje më ka çuar dhe një të botës së krimit. Kam qenë duke ngrënë bukë, ma ka hedhur tasin e bukës, unë nuk kam parë ndonjëherë kështu. Më ka bërë dhe shumë gjëra të tjera brenda në burg që nuk mund t’i flas këtu”, tregon më tej Xhemal Kurt.
Përndjekjen e Skënder Kurtit ndaj të birit e konfirmon dhe vetë pronari i biznesit ku punon Xhemali. Ai tregon se ndodhet në një situatë të vështirë, ku Skënder Kurti nuk po i lë të qetë.
“Babai i tij ka kërcënuar dhe prindërit e mi, u ka thënë që të mos e marrin në punë ose do ta vras. Unë kam bërë një kallëzim penal për shpifje sepse ka thënë që unë pi lëndë dhe shes lëndë narkotike, madje i jap dhe Xhemalit lëndë narkotike. Unë do të shkoj të bëj kallëzim penal për zotërinë Skënder Kurti për përndjekje. Më përndjek si nga makina që jam me familjen ose me Xhemalin me makinë, si mbi shtëpinë time”, thotë qytetari.
Gazetari i “Stop” takoi babain agresor dhe Skënder Kurti shpreh hapur hakmarrjen, përndjekjen dhe inskenimin që i ka bërë djalit të tij, vetëm për t’u hakmarrë për denoncimin që i bëri vajza e tij në vitin 2015 në Itali për ngacmim seksual.
Gazetari: Dëgjo këtu…! Çfarë do bësh ti?
Skënder Kurti: Ata i kërkuan 7 vite burg, le të më japin 7 vite jetë! Ik ti me ata, më jep 7 vite jetë edhe i fus unë në burg!
Gazetari: O zotëri! Hajde dëgjoje këtu, se çfarë i thua vajzës dhe nuk është normale për një baba! Ja, çfarë i thua vajzës!
Skënder Kurti: Çdo lloj pisllëku i kam thënë, se e ka meritu. Më ka fut në burg. Pse më ka fut në burg?
Djali: Çfarë do nga unë?
Skënder Kurti: Po ti çfarë do nga unë?
Djali: Po kam ardh me taku gjyshen time, tu i pru ushqime, tu pru ushqime.
Skënder Kurti: Ku? Kujt reee…,ti mu ushqime..,punoj unë.
Djali: Më ke gjujt i pari, më ke thënë këlysh ku*ve. Ke marrë levë hekri, o gënjeshtar 50 vjec. Turp e marre, që gënjen!
Skënder Kurti: A prapë fillove me këtë ti?! Këtu, këtu do të rrish, deri sa të thotë shteti..!
Gazetari: O Skënder, se nuk e le ti këtu tani…!
Skënder Kurti: Me atë s’kam punë! Kaq! Mbarova!
Djali: Se i ke fëmijë, gjynaf…!
Skënder Kurti: Ore, robt, ku ti kenë fëmijët, ore! Ma kanë pru këtu, ore! Po këtu ore, ma kanë pru! Po kam qenë ore. I thashë, me shpirt i dhashë një shansin e fundit, tërhiq denoncimin.
Gazetari: Po hakmerresh për të gjitha këto..?
Skënder Kurti: Do të hakmerrem unë…Pse të më fusësh në burg…?!/tvklan.al