SPAK godet një grup droge në Sarandë, disa të arrestuar |

1 Min Read

Policia e Shtetit me urdhër të SPAK ka nisur prej orëve të para të mëngjesit një operacion anti-droge në Sarandë.

Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar gjithsej 10 masa sigurie për një grup kriminal droge në Sarandë, por deri më tani raportohet vetëm për 3 persona të arrestuar.

Mësohet se forcat policore kanë kryer kontrolle në disa banesa, si dhe janë sekuestruar disa celularë  që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Procedimi penal për këtë grup kriminal është regjistruar nga SPAK që në vitin 2020.

Share This Article
Leave a Comment