Riarmatimi, prova e BEsë për t’i shndërruar fjalët në vepra

2 Min Read

Shqetësim të veçantë për shumë prej tyre paraqet largimi i mundshëm i administratës së Presidentit Trump nga aleanca tradicionale transatlantike.

Ndjesi urgjence

“Më në fund ndjesia e urgjencës po i kaplon udhëheqësit evropianë, por në këtë moment ajo nuk mjafton”, thotë analistja Olena Prokopenko nga Fondi Marshall.

Megjithatë, shtoi ai, Evropa gjendet përballë një sfide të madhe. “Nëse evropianët duan të kompensojnë ndihmën e humbur amerikane për Ukrainën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë që tani”.

“Ata duhet të ndërmarrin veprime, të urdhërojnë industritë e mbrojtjes (të prodhojnë)”.

Përtej Ukrainës, Instituti për politika ‘Bruegel’, me seli në Bruksel, llogarit se Evropës i duhen 300,000 trupa shtesë dhe qindra miliarda dollarë më shumë për të parandaluar një agresion të mundshëm rus pa Shtetet e Bashkuara.

Evropës “i mungojnë armatimet, na mungojnë pjesët për t’i zëvendësuar ato, na mungon gatishmëria”, thotë zoti Tenenbaum.

Rezistenca nga brenda

Ambiciet e reja të Evropës për sigurinë tashmë po përballen me rezistencë. Për shembull, partia ekstremit të djathtë të në Francë, Bashkimi Kombëtar ka hedhur poshtë idenë që Franca të përfshijë Evropën në ombrellën e saj bërthamore dhe udhëheqësja Marine Le Pen i cilëson planet për mbrojtje të pavarur të Evropës si “iluzion”.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili njihet për lidhjet e tij miqësore me Kremlinin, i ka bërë thirrje Evropës që në vend të kësaj të hyjë në bisedime të drejtpërdrejta për të bërë të mundur një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë.

Shumë ekonomi europiane po përballen me sfida, ndërsa në disa vende po zbehet mbështetja publike për Ukrainën.

“Deri më tani, udhëheqësit evropianë janë përpjekur që në mesazhet që i përcjellin qytetarëve të vendeve të tyre të jenë më shumë qetësues sesa alarmues”, thotë analisti Tenenbaum. “Por nëse duan të justifikojnë shpenzimet më të larta për mbrojtjen dhe marrjen përsipër të rrezikut, atëherë do të duhet të jenë shumë më të zëshëm për rreziqet me të cilat përballet rajoni”, përfundon ai./VOA

Share This Article
Leave a Comment