Deputeti Dashamir Shehi foli për programin e koalicionit Djathatas për Zhvillim, i cili përbëhet nga partia që ai drejton, LZHK, dhe Djathtas 1912 e Enkelejd Alibeajt, në emisionin “Frontline” në Report Tv. Gjithashtu, deputeti sqaroi edhe pse u vonua kërkesa në KQZ, për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet e 11 majit.
Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, mes Partisë Demokratike dhe 25 partive të tjera, Shehu e cilësoi plan të Sali Berishës për të shfrytëzuar imazhin e aleatëve dhe për t’u dukur sikur kontrollon të gjithë opozitën.
Deputeti Shehu e cilësoi farsë procesin e primareve në Partinë Demokratike, duke theksuar se listat e mbyllura, por edhe ato të hapura, do të ndërtohen sipas dëshirës së Berishës dhe jo meritokracisë që buroi nga primaret.