Të ftuar: Juxhina Sotiri, Rosalba Bejdo, Fitim Zekthi, Gjergj Bojaxhi, Bledian Koka, Berat Buzhala
Gjithashtu në një lidhje live ishte gazetari Flamur Vezaj, i cili foli lidhur me një përgjim që SPAK supozohet se i ka bërë gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.
Në pjesën e tretë u diskutua lidhur me primaret në Partinë Demokratike. Për zgjedhjet e 11 majit PD zhvilloi procesin e primareve në 12 qarqet e vendit. Përmes këtij procesi bëhet përzgjedhja e kandidatëve që priten të jenë në listën e 11 Majit për deputet në secilin qark. Primaret u zhvilluan të shtunën, më 1 Mars. Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektronike pranë Partisë Demokratike pjesëmarrja në krahasim me primaret e zgjedhjeve lokale kësaj here ishte më e lartë, ku në total votuan 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike.