Ne nuk heqim dorë edhe pse jemi kërcënuar!

1 Min Read

Teksa Enkelejd Alibeaj ka vendosur të tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e lartë për vulën dhe logon e PD, Lulzim Basha jo.

Demokratët Euroatlantikë, të drejtuar nga Lulzim Basha, kanë reaguar pas raportimeve të tërheqjes nga rekursi në Gjykatën e Lartë të Enkelejd Alibeajt.

Në një njoftim të shpërndarë sot (4 mars), theksohet se ata nuk kanë hequr dorë nga shqyrtimi i rekursit në Gjykatën e Lartë.

Më tej theksohet se beteja do të vazhdojë dhe se nuk ka shantazh që i bën që të tërhiqen.

“Demokratët Euroatlantikë e kanë provuar me vepra, se nuk ka forcë të na shantazhojë dhe se nuk biem pre e asnjë presioni. Ne kemi qëndruar dhe qëndrojmë për parime dhe vlera. Duhet të marrë fund koha kur interesat politike i mbivendosen të drejtës në këtë vend. Ne do ta vazhdojmë pa u ndalur, betejën ligjore dhe i kërkojmë Gjykatës së Lartë të marrë një vendim sa më shpejt, bazuar në ligj, pa u ndikuar nga presioni, shantazhet apo lojërat politike që synojnë të marrin peng Partinë Demokratike për tu mbrojtur nga drejtësia”, përfundon reagimi.

Share This Article
Leave a Comment