Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet i riu |

2 Min Read

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi lëvizte me armë zjarri në automjet.

Policia bëri me dije se gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte i riu, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë.

Po ashtu është proceduar nga policia edhe pasagjeri, i cili kishte dijeni për armën dhe nuk e ka kallëzuar bashkëmoshatarin.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive të Policisë, me objektiv goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë finalizuan operacionin policor të koduar “Street”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. X., 20 vjeç, të dy banues në Laç.

Në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Benz” që drejtonte 20-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. X.. Gjatë kontrollit në automjet, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi O. X. dyshohet se kishte dijeni për amën dhe nuk ka kallëzuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment