Investimet shtojnë interesin për turizmin malor/ Turistët preferojnë më së shumti Alpet e Shqipërisë

1 Min Read

Turizmi malor në Shqipëri, jo vetëm po e zgjat sezonin turistik, por edhe po diversifikon ofertën e atraksioneve për turistët huaj nga vende të ndryshme të botës.

Ky turizëm vlerësohet si një nga resurset turistike më të mëdha të vendit, krahas bregdetit, duke tërhequr vizitorët e huaj gjithnjë e më shumë.

Bukuritë natyrore të Shqipërisë, biodiversiteti i pasur, bujtinat e shpërndara në të gjithë vendin, turizmi malor në alpe e sidomos në majat e mbuluara me dëborë janë kthyer ndër më të frekuentuarat nga vizitorët e shumtë, jo vetëm nga vendet europiane, por edhe nga kontinentet e tjera.

Promovimi nga ana e qeverisë dhe sajteve të huaja të bukurisë malore shqiptare, kanë nxitur një numër të konsiderueshëm turistësh të huaj të kërkojnë paketa turistike për të vizituar Alpet tona, zonën e Valbonës dhe Thethit, por edhe Voskopojën në juglindje.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fillim të këtij viti, rreth 93% e shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri ishin për pushime e sidomos për turizëm malor, por dhe për të vizituar sitet arkeologjike të ndryshme.

Klan News

Share This Article
Leave a Comment