“Do t’ua ha hallvën të gjithëve”/ Seanca e “Plumbit të Artë”, Dumani shpërthen në kërcënime ndaj të pandehurve në GJKKO

1 Min Read

TIRANË – Po mbahet edhe këtë të martë seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, në Gjykatën e Posaçme. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani është përballur me të pandehurit e tjerë. 

Bëhet me dije se në debatin me të pandehurit e tjerë, Dumani ka shpërthyer në kërcënime, teksa ka deklaruar “do t’ua ha hallvën të gjithve”.

“Do t’ua haj unë hallvën të gjithëve, nuk mund të ma hani hallvën ju mua” është shprehur Dumani. Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur në po të njëjtën formë pandehuri tjetër Enver Diva i pranishëm në seancë.

Do ta shohim kush ia han hallvën njëri-tjetrit, pse rren?”,– ka deklaruar Diva.

Share This Article
Leave a Comment