Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka treguar në Gjykatën e Posaçme detaje të krimeve të tij ndër vite për llogari të grupeve kriminale. Një prej tyre është dhe plani i vrasjes së Fatmira Dedaj, në vitin 2013.
“E morëm vesh itinerarin e gjithë ditës së viktimës. E vëzhgonim me segmente kohore. Dinim kohën kur shkonte tek karburanti, kur shkonte tek varrezat dhe kur shkonte tek një spital tek Currilat. Shumë herë e kam ndjekur edhe unë vetë. Vëzhgimi niste jashtë lagjes. Edhe Talo e ka vëzhguar. Ajo shkonte në varreza rreth orës 7 të mëngjesit gjithmonë”.
Para togave të zeza tregoi se si ndryshuan planin për të mos e vrarë në varreza.
“Unë tek varrezat nuk e mora përsipër ta bëja, se duhet të ecnim shumë në këmbë. Aty pastaj vendosëm ta bëjmë vrasjen tek garazhi. Me Talon diskutuam si të mos duket shumë e rëndë. U vendos që vrasja të kryhej te garazhi, në mënyrë që të dukej si një grabitje dhe të ishte më e lehtë për ne”.
Fatmira Dedaj ishte nëna e Elvis Dedaj, i cili u vra një vit para saj po në qytetin e Durrësit, i përfshirë në trafikun e drogës.
Klan News