Bayern meriton të quhet favorit, por Leverkusen ka uri për sukses |

1 Min Read

Leverkusen do të përballet me Bayern Munich, në kuadër të fazës së 1/16-ve në Champions League.

Në prag të këtij takimi, mesfushori shqiptar i “aspirinave”, Granit Xhaka u shpreh se ekipi do bëjë maksimumin për të fituar.

“Mendoj se ekipi që kryeson në Bundesligë duhet të konsiderohet si favorit. Nuk dua që të keqkuptohem e të mendoni se nisemi të dorëzuar. Ne i kemi armët tona për të përballuar një ekip si Bayern Munich. Me dëshirë dhe uri për sukses arrihet gjithçka”, tha Granit Xhaka.

Share This Article
Leave a Comment