BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën LIVE në rrjetet sociale “Sy m’sy”, nga Berlini, ku Shqipëria u zgjodh vend nderi në Panairin e Turizmit. Një komentues e ka pyetur Ramën nëse do e kalojë oqeanin duke nënkuptuar Amerikën. Kryeministri i the se nuk ka probleme me oqeanin (Amerikën) dhe se së shpejti do të bënte një surprizë.
Pyetje: A do ta kalosh oqeanin?
Rama: Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme i dashur, por ti qenke zgjuar në kënetë sot. Paske fjetur në kënetë dhe qenke zgjuar në kënetë. Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme. Të jesh i sigurt që e kaloj oqeanin sa herë të dua dhe mos u çudit fare kur ta shikosh që jo do ta kaloj, por nuk po flas më shumë po ia lë kohës se dua të të bëj një surprizë të këndshme ty dhe kënetës.