Nga Panairi i Turizmit në Berlin, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit, kryeministri Rama i përgjigjet pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale. Rama thotë se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë dhe se këtë vit presim gjysmë milioni gjermanë.
Panairin e Turizmit në Berlin e cilëson sukses por dhe një test për sezonin turstik të këtij viti.
“Kapërcim i vargut të paragjykimeve që për ne ka qenë vargmal. Vjet kishim afro 400 mijë turistë gjermanë, këtë vit synojmë të kapërcejmë 500 mijë, të paktën. Turistët gjermanë janë një lloj testi, pasi janë të ngadaltë por më pas tërësisht pushtues. Janë turistë nga të gjitha kategoritë nga ata të aventurave nëpër male por dhe nga ata që rrinë shtrirë gjërë e gjatë. Imazhi ka ndryshuar shumë”
The post A do e kaloni oqeanin? Rama nga Berlini: Do e kaloj sa herë të dua appeared first on GIJOTINA.