“Nesër do të jetë natë e madhe”/ Çfarë po paralajmëron Donald Trump? –

1 Min Read

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nxitur spekulime me një postim në rrjete sociale.

“Nesër do të jetë natë e madhe. Do t’i them gjërat ashtu siç janë”, shkroi Trump  në Truth social.

Por, ajo që ka ndezur debat është një postim që Trump e bëri më parë ku shkroi: “I vetmi president që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës Rusisë së Putinit është presidenti Donald Trump”.

Kjo është cilësuar si një pretendim i rremë pasi asnjë president amerikan nuk i ka dhënë tokë ndonjëherë Rusisë së Putinit, shkruan skynews.

Trump do t’i drejtohet Kongresit Amerikan të martën.

 

Share This Article
Leave a Comment