GJKKO lë në arrest shtëpie avokatin Bardhi Koçi, dyshohet për kërkimin e ryshfetit

1 Min Read

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për avokatin Bardhi Koçi, i dyshuar për kërkimin e një ryshfeti prej 4 mijë eurosh për të ndikuar tek një gjyqtar.

Kjo masë u miratua nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas një kërkese nga SPAK.

Koçi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Kundër këtij vendimi, avokati ka të drejtë të ankimojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda pesë ditësh.

Share This Article
Leave a Comment