Mësohet se viktima me iniciale S.A është i moshës rreth 65 vjeç dhe aktualisht gjendet në morgun e spitalit rajonal Durrës.
Mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit, por pas njoftimit për ngjarjen, efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është shoqëruar dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.