Ditën e djeshme është zhvilluar procesi i primareve, nga ku edhe do të dalin kandidatët zyrtarë për në zgjedhjet e 11 majit.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në disa qarqe, ku kanë dalë edhe rezultatet. Më poshtë gjeni rezultatet në Berat, Gjirokastër, Korçë, Elbasan dhe Kukës.
Ka përfunduar në orët e mesnatës numërimi i votave për primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës. Në këtë qark kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore me 399 vota duke kryesuar garën. Pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani me 317 vota.
Ja renditja e plotë e kandidatëve sipas numrit të votave:
Ka përfunduar numërimi i votave edhe në qarkun e Kukësit. Kandidati më i votuar ka qenë Shkëlqim Shehu me 378 vota.
Në vendin e dytë është renditur Gezim Shehu me 246 vota, ndërsa në vendin e tretë është Bashkim Gjoka me 206 vota.
Renditja e plotë e kandidatëve sipas numrit të votave:
Në qytetin e Pogradecit kryeson Genti Çela me 323 vota, ndjekur nga Arbër Male me 203 vota. Nga lista e mëposhtme vërehet se deputetja Sorina Koti nuk ka marrë asnjë votë, kurse Edmond Spaho ka marrë vetëm 6 vota.
BERAT
Në qarkun e Elbasanit, më i votuari rezulton kandidati Blendi Himci me 416 vota, i ndjekur nga Aurel Bylykbashi me 220 vota.
1. Klodjana Çapja 108 vota
2. Blendi himci 416 vota
3. Aurel Bylykbashi 220 vota
4. Lumturi Hasa 38 vota
5. Gani Cani 23 vota
6. Dashnor Sula 4 vota
7. Zheni Gjergji 109 vota
8. Dritan C ani 10 vota
9. Alesia Balliu 25 vota
10. Renato Kumrija 99 vota
11. Doris Madhi 52 vota
12,. Qani Xhafa 143 vota
13. Dritan Mitarja 76 vota
14. Lefter Geshtenja 2 vota
15. Alis Narazani 61 vota
16. Elior Vila 29 vota
17. Arben Elezi 1 vote
18. Armonela Marku 5 vota
19. Mustafa Pashja 2 vota
20. Silvi Bardhi 40 vota