Një person është gjetur pa shenja jete në një lagje të Prishtinës dhe viktima është vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj.
Policia ka konfirmuar lajmin, ku thotë se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.