Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë një konference ka folur për mundësinë e forcimit të “koalicionit të vullnetit” me shtetet jashtë Evropës, duke përmendur Kanadajen si një aleat të besueshëm.
“Po mund të forcohet. Kanadaja ka punuar për çështje si trajnimi dhe ka qenë një “aleat i besueshëm”, tha ai.
“Unë nuk do ta bëja këtë hap në këtë rrugë nëse nuk do të mendoja se do të jepte një rezultat pozitiv në drejtim të sigurimit që ne të lëvizim së bashku,” thotë Starmer.
Pasi mori pjesë në samitin e mbajtur në Londër, ku liderët nga Evropa, Kanadaja dhe Turqia diskutuan bashkëpunimin për sigurinë e Ukrainës dhe të kontinentit, Starmer përmendi se vendet përballen me një udhëkryq historik. Gjatë këtij samiti, ai shpalli disa plane për sigurimin e paqes dhe stabilitetit, duke përfshirë angazhimin e Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën.
Gjatë samitit, janë arritur katër pika kyçe: Mbajtja e ndihmës ushtarake për Ukrainën, përfshirja e Kievit në çdo bisedim paqeje, pengimi i çdo pushtimi të mundshëm rus dhe formimi i një “koalicioni të të gatshëmve” për të mbrojtur Ukrainën. Për më tepër, Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë Ukrainës një fond prej 1.6 miliardë paund për të blerë raketa të reja.