Partia Demokratike ka publikuar rezultatin e procesit të Primareve për Qarkun e Tiranës, e cila do të ketë një peshë të rëndësishme në zgjedhjet e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit, pasi listën përfundimtare do ta miratojë Kryesia.
Më i votuari në Qarkun e Tiranës rezulton kryetari i degës së Kavajës, Hysen Kadiu me 913 vota, i ndjekur nga Klevis Balliu me 737 vota.
I treti rendit Grigels Muçollari me 666 vota, teksa pas tij renditet Jorida Tabaku me 651 vota dhe më pas mjeku Ilir Alimehmeti me 603 vota.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD (KOKOE) bën me dije se rezultati përfshin vetëm 19 nga 21 Qendra Votimi në total, pasi procesi i votimit në Vorë dhe në Paskuqan është konsideruar i parregullt.
Kandidatët që kanë marrë më pak se 144 vota përjashtohen atuomatikisht nga kandidimi për deputet më 11 Maj.