Mbaron numërimi i primareve për qarkun Fier, Eduart Sharka më i votuari

1 Min Read

Fier – Katër orë e gjysëm pas mesnate ka mbaruar së numëruari edhe vota e fundit nga primaret që organizoi PDSh për të përcaktuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit në selinë e PD  në Fier.

U zhvillua një proces zgjedhor model, me shpirt gare e konkurence brenda llojit ku anëtarë të PD votuan më të mirin mes tyre.

Nga kto primare më i votuari doli Eduart Sharka i Lushnjes ku nga 4582 votues mori 795 vota ndër 22 kandidatë pjesmarrës në këto votime

Rezultatet:

Renditja në qarkun e Fierit:

Eduart Sharka-795
Luan Baçi-677
Elizabeta Rredhi -492
Saimir Korreshi -477
Gentian Koçi-438
Pelivan Bufi-395
Ilda Dhori- 215
Gentian Çela-191
Silva Hasaj- 148
Altin Malokaj- 114
Samena Malenaj-110
Vladimir Kajolli- 85
Fation Semanjaku-84
Alkida Mehmeti-76
Arben Hoxhaj- 64
Taulant Aliaj-47
Mustaf Gashi-38
Arjeta Çumani-23
Julian Hoxhaj – 25
Dritan Petova – 16
Luljeta Sejko – 30
Sevin Serjani -3

Share This Article
Leave a Comment