Makina del nga rruga në Tepelenë, plagoset shoferi |

1 Min Read

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Y. S., 51 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi 51-vjeçari, i cili është dërguar në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment