La Granadën për amerikanët e FC Austin, Uzuni debuton në MLS |

1 Min Read

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni debutoi mbrëmë në Amerikë me skuadrën e tij të re, FC Austin.

Beratasi nuk e nisi sfidën nga minuta e parë, por u aktivizua në të 62-ën ndaj Portlandit, një takim i humbur në fund me rezultatin 1-0.

Kujtojmë që u largua 29-vjeçari nga Granada, pasi shkroi historinë, duke u bërë golashënuesi më i mirë i huaj i këtij klubi.

Pavarësisht se ai nuk është preferuar nga trajneri Silvinjo, Uzuni do të luajë shanset e tij në Kombëtaren shqiptare, ku është pjesë nga vitit 2018.

Share This Article
Leave a Comment