Kategoria e Parë/ Erzeni gjen fitoren e dytë sezonale, mposht Valbonën |

1 Min Read

Erzeni ia ka dalë që të fitojë përballë Valbonës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në në stadiumin e Vorës, përfundoi 2-1 në favor të shijakasve.

Skuadra fituese gjeti golin që në minutën e 29-të me anë të Bespallov. Ndërsa për golin e barazimit nga Valbona mendoi Taka. Megjithatë në minutën e 78-të, Baruti i dha fitoren Erzenit.

Me këtë triumf, shijakasit shkojnë në kuotën e 11 pikëve, por mbeten në vendin e fundit. Në krahun tjetër, Valbona me 13 pikë mban vendin e parafundit, pra të 11-tin.

Renditja:

Share This Article
Leave a Comment