Zhvillohet sot procesi i Primareve në Partinë Demokratike, nis votimi në disa qytete

1 Min Read

SHQIPËRI- Partia Demokratike zhvillon ditën e sotme procesin e primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Votimet kanë nisur në orën 08:00 dhe vijojnë deri në 18:00, ndërsa çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat. 

Sipas informacioneve, procesi i votimit ka nisur në disa qytete, konkretisht në Lushnje, Divjakë dhe Gjirokastër. Në Lushnje, janë 4 kandidatë: Eduard Sharka, Sajmir Korreshi, Gentian Çela dhe Devin Serjani.

Në Divjakë janë 2 kandidatë: Ilda Dhori dhe Elisabeta Rredhi. Ndërkohë në fletën e votimit anëtarët e degëve të PD Lushnje dhe Divjakë janë 22 emra pasi votimi bëhet në rang Qarku.

Nga ana tjetër, në qarkun e Gjirokastër janë 9 kandidatë në garë: Anila Cacaj Gjirokastër; Mariklent Dervishi, Memaliaj;  Bajram Hysa, Përmet; Zenjel Kola, Memaliaj; Alma Kore, Gjirokastër; Xhafer Meca, Tepelenë; Armando Rabaj, Gjirokastër; Arben Ristani Gjirokastër dhe Ndricim Seferi Gjirokastër.

Share This Article
Leave a Comment