Rubio pas tensioneve në Zyrën Ovale: Zelensky të kërkojë falje, na humbi kohë

1 Min Read

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka komentuar tensionet në takimin e djeshëm mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se Zelensky duhet të kërkojë falje për sjelljen e tij.

Në një intervistë për CNN, Rubio e quajti presidentin ukrainas antagonist dhe theksoi se nuk ishte e nevojshme që ai të hynte në takim me një qasje të tillë.

Rubio gjithashtu vuri në dukje se të dy liderët ishin aty për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje, por ajo nuk mund të arrihej në atë mënyrë. Ai sugjeroi se Zelensky mund të mos e dëshirojë një marrëveshje paqeje, duke thënë: “Ai thotë se e dëshiron, por kjo mbase nuk është e vërtetë.”

Pse duhet të flas për garanci sigurie për Ukrainën? Së pari, më lini të arrij një marrëveshje paqeje,” tha Rubio, duke përcjellë qëndrimin e Trump. “Kjo nuk do të thotë,” shtoi ai, “që garancitë nuk mund të përfshihen si pjesë e negociatave, por më parë duhet të ketë një marrëveshje. Çfarë paqeje ka për të garantuar nëse nuk ka ende një marrëveshje paqeje?”

Share This Article
Leave a Comment