Qytetarët demokratë kanë lindur me këmishë. Nuk na votojnë, por… 

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama, në një takim me asambletë socialiste në njësitë 7 dhe 10 tha se Kamza është provë e një qeverisjeje të mirë. Kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat teksa tha se demokratët e Kamzës kanë lindur më këmishë pasi edhe pse nuk votojnë PS, ia kanë parë hajrin me punët e bëra. 

“Nëse ka një vend në Shqipëri kur përputhja mes pritshmërive nga vota dhe punëve të bëra është thuajse 100 përqind ky vend është Kamza. Kamza është prova e një qeverisjeje dhe mbështetje nga qeveria qendrore që nuk i ndan njerëzit në majtas apo djathtas, as në përkatësi krahinore, por iu shërben të gjithëve me të njëjtin përkushtim dhe po të llogarisësh se çfarë kanë fituar fëmijët e Kamzës nga puna këmbëngulëse, programi ambicioz, përkushtimi i kryetarit të bashkisë dhe mbështetja e pakursyer që unë dhe qeveria i ka dhënë bashkisë së Kamzës, që po të jesh prind këtu në Kamëz të jesh i qetë, edhe nëse ke votuar PS edhe nëse nuk e ke votuar. 

Share This Article
Leave a Comment