Prokurori me fantazi te shfrenuar

1 Min Read

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet prej më shumë se dy javësh në qeli ka reaguar sërish me një postim në rrjetet sociale.

Ai u shpreh se prokurori Ols Dado ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër tij, saqë i ka faturuar si korrupsion edhe lejen për ndërtimin e një banese një katëshe të një familjeje në Yrshek.

Familja punëtore nga Yrsheku, ndryshe nga prokurori ndërtues, nuk është paraqitur asnjëherë në Bashkinë e Tiranës për t’u interesuar për lejen e ndërtimit dhe ec e merre vesh tani se si paskam bërë unë korrupsion me Fushën, për këtë shtëpi me sipërfaqe 90m2”, shkruan Veliaj.

Share This Article
Leave a Comment