Momenti më i diskutueshëm në sfidën Napoli-Inter, rasti kur vendasit pretenduan për penallti |

1 Min Read

Napoli dhe Inter u ndanë në barazim 1-1 në supersfidën e javës së 27-të e luajtur në stadiumin “Diego Armando Maradona”.  Ziklatrit shënuan të parët falë supergolit nga goditja e dënimit nga Federico Dimarco.

Vendasit barazuan me danezin Philips Billing pak minuta para fundit.  Ashtu siç ndodh në çdo supersfidë, edhe në këtë të sotmen nuk munguan polemikat mbi rastin e ndohur në pjesën e parë, ku tifozët e Napolit pretendojnë për një penallti të padhënë ndaj tyre.

Spinazzola godet nga jashtë zonës, Dumfries bllokon topin me krah brenda zonës së penalltisë. Arbitri i takimit as që e merr fare në konsideratë këtë rast, ndërkohë që nuk hyri as VAR. Në shpjegimin që u dha nga specialistët e gjykimit pas ndeshjes u arsyetua se dora e mbrojtësit zikaltër ishte pranë trupit dhe nuk pengonte devijimin e topit. SHIKO RASTIN

Share This Article
Leave a Comment