Mallakastër, vetëdigjet me benzinë 80-vjeçari, dyshohet se vuante nga ankthi |

1 Min Read

Një 80 -vjeçar nga fshati Belishovë në Mallakastër i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë.

Sipas policisë, i moshuari e ka kryer aktin në oborrin e banesës. Më tej policia thotë se familjarët janë pyetur dhe kanë treguar se ai vuante nga ankthi dhe kjo mund të ketë qenë dhe shkaku.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Belishovë, Mallakastër, në oborrin e banesës së pabanuar në pronësi të tij, dyshohet se është vetëdjegur me lëndë djegëse, shtetasi I. H., 80 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga ankthi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Share This Article
Leave a Comment