LIVE- Rama: Kamza, shembulli i qeverisjes pa dallime politike për të gjithë qytetarët

2 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asambletë e PS në Kamëz, ku theksoi se ky qytet është një shembull i jashtëzakonshëm i përputhjes mes pritshmërive të votuesve dhe punëve të realizuara nga qeveria.

Ai e cilësoi Kamzën një model të qeverisjes së suksesshme, ku nuk bëhet dallim mes të majtëve dhe të djathtëve, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve ka qenë pozitive dhe e vazhdueshme.

“Në se ka një vend në Shqipëri ku përputhja mes pritshmërive nga vota dhe punëve të bëra është thuajse 100 përqind, ky vend është Kamza.

Është prova e një qeverisjeje dhe mbështetje nga qeveria qendrore që nuk i ndan njerëzit, të majtë apo të djathtë, e as në përkatësira krahinore.

Qytetarët demokratë kanë lindur me këmishë sepse edhe kur nuk na votojnë na e shohin hajrin. Për këtë është shumë rëndësishme që ndryshe nga të gjithë zgjedhjet e tjera, 11 maji është një zgjedhje ku jo vetëm për ne si PS ka shumë rëndësi rezultati.

Por kur rezultati ka një rëndësi historike për Shqipërinë, pasi më 11 maj duhet ë marrë të gjithë energjinë e nevojshme për të kryer procesin e negociatave me BE dhe për të shfrytëzuar dritaren e një mundësie historike”, tha Rama.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1310862936819281%2F&show_text=false&width=560&t=0

Share This Article
Leave a Comment