Kërkoi 4000 euro për të ndikuar tek gjyqtari |

2 Min Read

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur akuzën për avokatin Bardh Koçi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë së arrestit shtëpiak.

Ndaj avokatit është ngritur akuza për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi akuzohet se teksa ishte me detyrë auditues i KLSH-së i kërkoi 4000 euro shtetases me iniciale P. M., për të ndikuar tek gjyqtari, ndërsa ka përfituar prej saj një shumë prej 1000 euro.

Mësohet se në kohën e kryerjes së veprës penale kjo shtetase po gjykohej në Gjykatën e Tiranës për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shëndetësore”.

“Shtetasi B. K. me profesion avokat (i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ishte i punësuar me detyrë Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit) ka kërkuar nga shtetasja P.M. shumën prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe ka marrë prej saj në formën e përfitimit të parregullt shumën paraprake prej 1000 (një mijë) eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj”, njoftoi policia.

Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e katër shtetasve, mes tyre edhe në atë të një eksperti kriminalistik dhe një oficeri të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Tiranës.

Share This Article
Leave a Comment