Këlcyrë/ Arrestohet 52-vjeçari, i gjejnë në banesë kallashnikov me fishekë |

1 Min Read

Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia. Në banesën e një 52-vjeçari në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. L., pas dyshimeve për mbajtje të armëve pa leje. Gjatë kontrollit, Policia gjeti armën dhe fishekët përkatës, të cilët u sekuestruan si prova materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, 52-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Share This Article
Leave a Comment