Elon Musk, sërish baba, a e dini sa fëmijë ka miliarderi? |

1 Min Read

Elon Musk është bërë baba për herë të katërmbëdhjetë .

Nëna e fëmijës së fundit të këshilltarit të Donald Trump është Shivon Zilis, një shefe ekzekutive në Neuralink , një kompani në galaktikën “Musk”.

Miliarderi tashmë ka tre fëmijë të tjerë me të. I linduri i fundit quhet Seldon Lycurgus, siç ka shkruar nëna në X, pa specifikuar se kur ka lindur fëmija, teksa babai iu përgjigj postimit me zemër.

Njoftimi i Zilis vjen dy javë pasi influencuesja konservatore Ashley St. Clair tha se së fundmi kishte një fëmijë me Musk.

Share This Article
Leave a Comment