Ejani në Shqipëri, se kemi punë me paga të arsyeshme

2 Min Read

Kryeministri Edi Rama, me postim në Facebook, ka ftuar shqiptarët e Greqisë që nesër të marrin pjesë në panairin e punës që do organizohet në Athinë.

Rama fton shqiptarët të njihen me mundësitë që ofron Shqipëria sot për punësime. Sipas Ramës, sot Shqipëria ofron punë me paga të “arsyeshme”.

‘Rrugës për Greqi sot. nesër në panairin e punës në Athinë. Dje shqiptarët e Greqisë shkuan për të gjetur një punë matanë kufirit. Nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë tek ta për të treguar punët që mund të gjejnë këtej kufirit. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ejani kam punë për ju me paga të arsyeshme, me taksa shumë më të ulëta dhe me të gjitha aromat e vendit amë që aq shumë mungojnë kur je jashtë. Ejani e kaloni të shihemi e të llafosemi nesër me sipërmarrës në fusha të ndryshme për t’ju njohur nga afër me mundësitë dhe për tju njohur me kushtet e kontratave të punës në Shqipëri, pastaj nuk diskutohet gjykoni vetë me qetësi, me urtësi merrni kohë. Si të jetë më mirë për ju“, shprehet Rama.

Më tej, ai pretendoi se “është për herë të parë mundësia e hyrjes në Bashkimin Evropian është kaq reale sa dritarja e hapur duket me sy.”

Share This Article
Leave a Comment