Dyshohet se bleu karburant me kartëmonedha false, arrestohet në Fier 22-vjeçari turk |

1 Min Read

Një 22-vjeçar nga Turqia është arrestuar në Fier pasi dyshohet se ka blerë karburant me kartëmonedha false. 22-vjeçari akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Mësohet se gjatë kontrollit të automjet të cilin ai e kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një kartëmonedhë 100 dollarëshe, e dyshuar e falsifikuar.

“Pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Çermë e Sipërme, se një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit, me kartëmonedha false(dollarë), Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin.

Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. O., 22 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjet të cilin ky shtetas e kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një kartëmonedhë 100 dollarëshe, e dyshuar e falsifikuar”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment