U largua pas tensioneve me Trump, momenti kur Zelensky ikën me nxitim nga Shtëpia e Bardhë 

1 Min Read

SHBA – Janë publikuar pamjet e momentit kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë, aty ku u mbajt mes tensionesh takimi me presidentin amerikan Donald Trump.

Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, Zelensky largohet me nxitim nga Shtëpia e Bardhë dhe futet në fuoristradën e tij të zezë për tu larguar më pas drejt vendit të tij.

Pamjet

Ikja e menjëhershme e presidentit ukrainas erdhi pas kritikave të Trump, i cili e quajti mosmirënjohës. Zelensky i ka kërkuar presidentit Trump të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.

Dy liderët janë takuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, dhe ishte planifikuar që të nënshkruanin një marrëveshje që do t’iu jepte qasje Shteteve të Bashkuara në industrinë e mineraleve të Ukrainës, por kjo marrëveshje nuk është realizuar për shkak të tensioneve. Gjithashtu po për shkak të përplasjeve mes palëve është anulluar dhe konferenca për shtyp që ishte parashikuar të mbahej mes dy liderëve.

Share This Article
Leave a Comment